Metodat Intervencionale

///Metodat Intervencionale
Metodat Intervencionale 2017-10-03T10:08:34+00:00

metodat-intervencionale

Angiografia Koronare: është metoda më e besueshme për të testuar strukturën anatomike të gjendjes së arterieve dhe për të mundësuar vlerësim funksional me teknika shtesë.
Kjo metodë përdoret tek pacientët të cilët duhet të bëjnë shtrëngim koronar, pacientët të cilët janë të planifikuar për stentë apo angiografi balon ose në diagnozën dhe trajtimin emergjent për sulm të zemrës.
Kjo procedurë kryhet në laboratoret e kraterit ku pacienti nuk ndien aspak dhimbje gjatë operacionit, por vetëm pak nxehtësi e cila shpërndahet nëpër trupin për disa sekonda gjatë injektimit të një substance radio-opake. Në kushte normale kjo procedurë zgjatë vetëm 5-10 minuta.

Angiografia e kyçit të dorës: Angiografia ka rol themelor në diagnozën e sëmundjeve kardiovaskulare. Me ndihmën e zhvillimeve të fundit teknologjike kjo mund të bëhet nga kyçi i dorës në vend të rajonit inguinal. Nëse ka shtrëngime në venat e rajonit inguinal ose nëse ky rajon nuk është i përshtatshëm për shkak të peshës së tepërt preferohet angiografia e kyçit të dorës.

Kjo mund të përdoret tek 99% e pacientëve. Pas procedurës pacienti mund të ulet, ecë dhe ushqehet duke u kthyer në jetën normale në po të njejtën ditë.

TRAJTIMI

Aplikimi i Angioplastisë Koronare dhe Stentave: Angioplastia Koronare (endarterectomia balon) është zgjerim i shtrëngimeve lokale në arteriet koronare duke përdorur metoda jo-kirurgjikale. Një “tel drejtues” futet dhe shtyhet nga aorta inguinale drejt venave koronare. Një tullumbace e shfryrë rrëshqet përmes kësaj deri sa teli të arrijë në zonën e ngushtuar. Kur tullumbacja fryhet nga jashtë (me rreth 3 cm në gjatësi dhe në 3-4 cm gjerësi) shtrëngimi në venat koronare largohet.
Megjithatë kjo metodë nuk është e përshtatshme për të gjitha shtrëngimet koronare. Tek disa pacientë ka nevojë për bypass kurse tek disa të tjerë mjekimi mund të jetë efektiv përmes ilaçeve.

Kirurgjia Bypass: Varësisht nga shkalla e shtrëngimit arterial mjeku mund të rekomandojë intervenimin Bypass. Ky intervenim korrigjon qarkullimin e gjakut që furnizon zemrën.

Arteria që përdoret për Bypass njihet gjithashtu si graft dhe merret nga krahu, gjoksi ose këmba e pastaj bashkëngjitet në arterien koronare të ngushtuar. Graftet më të përdorura zakonisht janë arteriet e brendshme të kraharorit, aortës nga krahët dhe venave nga këmbët. Meqenëse zonat e origjinës së këtyre venave kanë vena të tjera, heqja e tyre nuk ndikon në qarkullimin e gjakut të trupit.

Kirurgjia me prerje të vogla: Kirurgjia endoskopike ësht një metodë invazive minimale në të cilën kirurgjia e zemrës së hapur bëhet duke përdorur pajisje të veçanta endoskopike përmes një prerjeje të vogël të kryer në rajonin e gjoksit. Gjatë operacionit të gjitha instrumentet kirurgjike janë nën kontrollin e kirurgut. Ndërkohë, kamera endoskopike mund të përdoret për të parë zonën e kirurgjisë.
Në krahasim me kirurgjinë e hapur lëvizshmëria është më e lartë dhe shërimi i shenjës së prerjes është shumë më i shpejtë.
Megjithatë, struktura e murit të kafazit të kraharorit dhe anatomia e zemrës duhet të jenë të përshtatshme për këtë metodë.

TAVI: Implantim i valvulës aortike Transkateter (TAVI) përfshin implantimin e një valvule aortike në zemër duke përdorur metodën e kateterit pa kirurgji të hapur. Valvulat kardiake biologjike përdoren në procesin e implantimit të valvulës si në Turqi ashtu edhe në mbarë botën. Në metodën TAVI, kjo valvulë biologjike vendoset në një xhaketë stentëkur është e hapur dhe vendoset në mënyrë të qëndrueshme në zonën e implantimit të valvulës.

Në këtë metodë mund të përdoren dy teknika të ndryshme dhe në të dy metodat, nuk ka nevojë për të ndalur zemrën dhe kryer kirurgji të hapur. Procedura mund të kryhet nën anestezi lokale.
Edhe pse TAVI është një metodë e zhvilluar kohët e fundit, zhvillimet teknologjike, përvojat e aplikimit, dhe rezultatet shkencore tregojnë se ajo do të bëhet shumë më e zakonshme.

TAVI tek Acıbadem: Procedurat e valvulës TAVI kryhen në mjedise eksperimentale që nga viti 2002 dhe tek njerëzit që nga viti 2004 në mbarë botën. Operacioni është realizuar me sukses në një numër të qendrave të shquar si në SHBA dhe në Evropë qysh prej vitit 2010. Ajo është përdorur më parë në Turqi në vitin 2009. Ekipi Kirurgjisë së Kardiologjisë dhe asaj Kardiovaskulare Acıbadem kanë në dispozicion pajisjet e nevojshme për ta kryer këtë metodë të re e të suksesshme të trajtimit dhe janë në gjendje që të zbatojnë me sukses procedurën TAVI.

Procedura organizohet dhe performohet nga një ekip i përbërë nga specialistë nga shumë disiplina të ndryshme duke përfshirë kirurgjinë kardiovaskulare, kardiologjinë, anesteziologjinë reanimacionin dhe radiologjinë.

.