Kirurgjia Robotike – Da Vinci

///Kirurgjia Robotike – Da Vinci
Kirurgjia Robotike – Da Vinci 2017-10-03T10:08:34+00:00

kirurgjia-robotike-Da-Vinci

Kirurgjia kardiake robotike kërkon teknika të avancuara prandaj edhe përdoret vetëm në numër të kufizuar të qendrave në botë, përfshirë edhe SHBA. Spitali Acıbadem në Maslak është një qendër pioniere në kirurgjinë kardiake robotike. Fillesat janë realizuar në botë dhe në vendin tonë me anë të operacioneve me kirurgji robotike:

Performancat e robotit Da Vinci pranë Spitalit Acıbadem Maslak

– Aneurizmi (futje tullumbace) i ventrikulit majtë të zemrës për herë të parë në të botës

– Riparimi i parë i komplikuar i valvulës mitrale në Turqi

– Zëvendësimet i parë i valvulës mitrale

Pacientët e arteries koronare pa sëmundje vaskulare operohen përmes metodës robotike në mënyrë rutinore nëse strukturat e tyre anatomike janë të përshtatshme. Për më tepër, riparimi i valvulës mitrale, zëvendësimi valvulës mitrale dhe intervenimi në valvulën trikuspidale mund të bëhet edhe në pacientët me strukturë anatomike të papërshtatshme. Shkalla teknike e suksesit në kirurgjinë kardiake robotike është 90%.

Avantazhet e kirurgjisë robotike dhe minimalisht invazive

  • Shkalla e suksesit të operacionit rritet
    Falë kamerave tre-dimensionale mundësohet një pamje e qartë në vende që janë të vështira për t’u vëzhguar. Për më tepër, krahët e robotit janë të afta të kthehen me 540 gradë dhe të shkojnë në 6 drejtime. Meqenëse pajisjet e përdorura janë shumë të vogla, ato mund të arrijnë vende ku dora e njeriut nuk mund të arrijë. Për shembull shkalla e fiksimit të valvulës kardiake rritet duke përdorur këtë metodë.
  • Më pak gjakderdhje
    Zonat e hemorragjisë mund të shihen qartë në sajë të kameras me rezolucion të lartë tre dimensionale që mund të zmadhojë vendin ku kryhet operacioni. Pra, humbja e gjakut është minimale.
  • Më pak nevojë për transfuzionin e gjakut
    Zvogëlimi i humbjes së gjakut ndikon në zvogëlimin e nevojës për transfuzion të gjakut.
  • Më pak dhimbje
    Për shkak se operacioni realizohet me seksione të vogla pacientët ndjejnë më pak dhimbje në krahasim me një operacion të hapur.
  • Risk i ulët infeksioni
    Për shkak se prerja e gjoksit nuk është e nevojshme, nuk ndeshen risqe të tilla si zhvendosje apo infeksion të sternumit.
  • Shërim i shpejtë
    Në sajë seksionit minimal dhe humbjen e vogël të gjakut në operacion, pacienti mund të lë spitalin brenda 1-2 javëve edhe në operacionet më të komplikuara. Kështu periudha e shtrimit në spital dhe ajo e shërimit janë më të shkurtëra duke i mundësuar kështu pacientit kthim të shpejtë në aktivitetet e zakonshme.
  • Është më kozmetike
    Për shkak se procedurat realizohen në 3 ose 4 vrima prej 8 milimetrash secila, nuk ka asnjë shenjë estetikisht shqetësuese që lihet në lëkurë.