Kujdesi i Zemrës

//Kujdesi i Zemrës
Kujdesi i Zemrës 2017-10-03T10:08:34+00:00

kujdesi-i-zemres

Numri në rritje i sëmundjeve kardiovaskulare është një ndër shkaqet kryesore të vdekjes. Diagnoza dhe trajtimi i tyre duhet të bëhet nga mjekë me përvojë në spitale të pajisura me teknologji të avancuara mjekësore.

Qendrat për kujdesin e zemrës të Grupit të Spitaleve Acıbadem konkurojnë në një nivel të klasit botëror për të siguruar kujdesin shëndetësor më modern të zemrës në Turqi. Acıbadem përdor pajisjet teknologjike më të fundit për diagnostifikimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Acibadem ofron një standard të lartë të diagnostikimit modern, trajtimin dhe shërbime mbështetëse për sëmundjet kardiovaskulare tek të rriturit dhe fëmijët.

Me një theks të veçantë në aspektin për të shpëtuar jetën me diagnostikim të hershëm, qendrat për kujdesin e zemrës në Acıbadem i japin rëndësi të madhe përdorimit e teknologjisë së përparuar në instrumentet diagnostike. Midis instrumenteve diagnostike të përdorura janë Tomografia kompjuterike me burim të dyfishtë Cross-Seksion 2×64 – i aftë për kryerje të angioplastive kardiake në gjashtë sekonda, PET CT – që ka mundësuar imazh të detajuar të zemrës dhe CT Flash. CT Flash është instrument më i shpejtë për tomografi në botë dhe është në gjendje të kryejë angioplasti kardiake në 0.25 sekonda me nivelin më të ulët të rrezatimit në botë.

Treguesit e performancës mjekësore

Grupi i Spitaleve Acıbadem ka analizuar performancën mjekësore dhe administrative nëpërmjet treguesve të performances që nga viti 2002. Duke e pasur sigurinë dhe kënaqësinë e pacientit si prioritet kryesor spitali Acıbadem analizon rezultatet e përkujdesjes së zemrës dhe të gjithë degëve të tjera në mënyrë që pacientit t’i ofrohet gjithmonë kujdes sa më i mirë.

  • Kriteri “Euroscore” deklaron shkallën e pritshme të vdekshmërisë në kirurgjinë e zemrës së hapur prej 3.8%, ndërsa përqindja në Acıbadem është 1.6%
  • Kriteri “Euroscore” deklaron shkallën e pritshme të vdekshmërisë në bypass-et koronare prej 2.7%, ndërsa përqindja në Acıbadem është 1.0%

Çfarë është Euroscore?

Operacionet në njerëz me moshë të madhe, diabetikët apo pacientët me një histori sulmi në zemër, kirurgji zemre, çrregullime tkurrje dhe zgjerim të zemrës si dhe insufiçencë të veshkave, mëlçisë dhe mushkërive përballen me rreziqe të larta në operacione. Me këto faktorë “Euroscore” bën llogaritjen dhe analizon shkallën e rrezikut. “Euroscore” është sistemi i llogaritjes më i përdorur.