Terapia me një Dozë të Vetme

///Terapia me një Dozë të Vetme
Terapia me një Dozë të Vetme 2017-10-03T10:08:33+00:00

liac

Çfarë është Terapia me Dozë të Vetme?

Tek pacientët me kancer të gjirit terapia rrezatuese mund të kryhet me aplikim të një doze të vetme me anë të Radioterapisë Intra Operative (IORT) gjatë operimit. Pas heqjes së tumorit nga gjiri, vegla speciale vendoset tek zona e tumorit dhe duke dhënë rrezatim të lartë përfundon trajtimin lokal dhe në të njejtën kohë mbron indet e shëndosha.

Radioterapia zakonisht fillon pas kemoterapisë tek pacientët të cilët e kërkojnë apo së paku 3 javë pas operimit tek pacientët të cilët janë trajtuar me terapi hormonale. Pas procedurave të nevojshme zakonisht radioterapia zgjatë nga 5 deri në 7 javë varësisht nga gjendja e sëmundjes.

Megjithëse kjo metodë e rrezatimit po përhapet globalisht me kalimin e kohës, terapia me dozë të vetme nuk është për çdo pacient. Vendimi se a mund të bëhet ky trajtim apo jo mirret në bazë të konsultimeve të onkologut të rrezatimit, kirurgut dhe patologut bashkë me pacientin. Mosha e pacientit, madhësia e tumorit dhe faktorë të tjerë patologjikë kanë gjithashtu një rol të madh në vendim.

Në përgjithësi, pacientët nën moshën 50-60 vjecare nuk konsiderohen si kandidatë idealë për aplikimin e trajtimit me dozë të vetme.

Për më shumë informacione klikoni