Pyxis

Pyxis 2017-10-03T10:08:33+00:00

pyxis

Pyxis është një sistem i automatizuar i menaxhimit të ilaçeve i cili është projektuar për të rritur sigurinë e pacientit dhe efikasitetin e trajtimit. Ai përmirëson bashkëpunimin ndërmjet infermierëve dhe stafit farmaceutik. Ai gjeneron listën elektronike të ilaçeve të pacientit dhe tregon statusin e urdhrave mjekësore. Sistemi përfshinë një funksion të verifikimit të gjurmëve të gishtave dhe duke iu përmbajtur ndjekjes elektronike dhe dokumentacionit mbron dosjet e pacientit nga hyrjet e paautorizuara.

Sistemi tradicional i trajtimit i cili është i paefektshëm dhe me mundësi gabimi, rrit si rrezikun ashtu edhe koston. Megjithatë, shumë prej gabimeve në mjekim si informacioni i paplotë, alergjitë, dozat dhe përdorimi i ilaçeve të ngjashëm mund të parandalohen përmes përdorimit të sistemeve elektronike të menaxhimit të mjekimit. Eshtë provuar se përdorimi i automatizuar i ilaçeve jo vetëm që ndihmon të zgjidhë problemet e ilaçeve tradicionale, por edhe përmirëson rezultatet klinike dhe kirurgjikale.

Në vitin 2006 Acibadem ka zbatuar sistemin e menaxhimit elektronik të ilaçeve për herë të parë.