PET CT

PET CT 2017-10-03T10:08:33+00:00

Cyberknife-technology

PET CT është një nga teknikat e fotografimeve më efektive deri më sot. Ka efekt të posaqëm në diagnostifikimin e tumoreve në onkologji, përcaktimin e shkallës së shpërndarjes së tumorit, planifikimin e radioterapisë, përcaktimin e trajtimit dhe në disa raste përdoret edhe për të identifikuar nëse masa është beninje apo malinje.

PET CT është si rezultat i kombinimit të PET (Positron Emission Tomography) e cila tregon funksionin metabolik të organeve dhe indeve në trupin e njeriut dhe CT (Computerized Tomography) e cila prodhon informacion anatomik të detajizuar.

PET CT nuk përdoret vetëm në onkologji por gjithashtu gjen zbatim në determinimin e epilepsisë, sëmundjeve neurologjike si Alzheimer si dhe në gjetjen e indeve të shëndosha në gjatë sulmit të zemrës.