Gamma Knife Perfexion

//Gamma Knife Perfexion
Gamma Knife Perfexion 2017-10-03T10:08:33+00:00

gamma-knife

GAMMA KNIFE PERFEXION për trajtimin e tumoreve të trurit

Procedura me teknologji të avancuar Gamma Knife bën të mundur trajtimin e tumoreve të trurit pa gjakderdhje, pa dhimbje dhe pa nevojën e kirurgjisë së hapur duke i ofruar kështu pacientit komoditet dhe rahati gjatë operimit. Programi i avancuar kompjuterik ndihmon specialistët në planifikimin e trajtimit. Kështu pas përfundimit të operacionit pacienti mund të kthehet në shtëpi në po të njejtën ditë.

Gamma Knife është superiore ndaj teknikave të tjera sepse:

  • Është më e saktë
    Karakteristikat e saj teknologjike sigurojnë një saktësi prej 0.3 mm.
  • Është më efektive
    Efikasiteti i saj është provuar nëpërmjet mijëra artikujve shkencorë të botuar.
  • Studimet shkencore konfirmojnë se ajo arrin rezultatin më të mirë pa dëmtuar pacientin
    Deri më sot janë publikuar rreth 3.000 artikuj mjekësorë në lidhje me Gamma Knife.
  • Përdoret në shumë qendra
    Gamma Knife është duke u përdorur në rreth 300 qendra në mbarë botën.
  • Ajo është aplikuar që nga viti 1968
    Kjo është një teknikë radiokirurgjike që përdoret gjerësisht për një kohë të gjatë. Teknika të tjera raportojnë efikasitetin e tyre duke krahasuar rezultatet me Gamma Knife.

Në krahasim me teknikat e tjera Gamma Knife njihet si standard i artë në radiokirurgji.

Avantazhet e trajtimit me Gamma Knife

  • Eliminohet nevoja e kirurgjisë së hapur për shumë tumore të trurit
  • Ka pak efekte anësore pas procedurës
  • Nuk kërkon anestezi të përgjithshme
  • Pacienti mund të kthehet në shtëpi në ditën që kryhet trajtimi
  • Nuk është i nevojshëm shtrimi në spital
  • Nuk ka asnjë prerje në lëkurën e kokës ose në kokë
  • Flokët nuk ka nevojë të priten dhe pas trajtimit nuk bien
  • Përfitim i madh me pak diskonfort
  • Aftësia për t’u kthyer në punë më shpejtë
  • Kushton më lirë se disa procedura kirurgjike
  • Indet e shëndetshme të trurit janë ekspozonen më pak ndaj rrezatimit