Cyberknife

//Cyberknife
Cyberknife 2017-10-03T10:08:33+00:00

cyberknife

CyberKnife është sistemi radiokirurgjikal robotik i parë dhe i vetëm në botë i projektuar për të trajtuar kancerin në çdo pjesë të trupit me saktësi milimetrike. Falë këtij sistemi, zonat me kancer në tru dhe në të gjithë trupin mund të trajtohen me doza të larta rrezatimi. Indet e shëndosha ruhen në nivel maksimal nga efektet e rrezatimit. Aparatura duke përdorur teknologjinë robotike të kontrolluar nga kompjuteri rrotullohet rreth pacientit dhe kryen trajtimin duke dërguar rrezatim nga qindra pozicione.

CyberKnife përbëhet nga nënsisteme që mbartin shumë teknologji të avancuar. CyberKnife është në gjendje të përcaktojë vendin e tumorit nën drejtimin e sistemit të tij të imazherik. Ai njihet si një sistem robotik i kontrolluar nga kompjuteri me saktësi të lartë i kombinuar me një sistem robotik modern për pozicionimin e pacientit. Të gjitha këto sisteme lehtësojnë trajtimin e tumorit me saktësi të lartë.

Sëmundjet që trajtohen me Cyberknife

Cyberknife është miratuar nga FDA për trajtimin e tumoreve dhe lezioneve kudo në trup në rastet ku radioterapia është e përshtatshme. Gjithsesi, pacientët duhet të konsultohen me mjekët e tyre për të përcaktuar nëse ky trajtim është i përshtatshëm për ta.
Sëmundjet që mund të trajtohen me Cyberknife përfshijnë:

  • Tumoret primare dhe metastatike të trurit
  •  Kancerin e shtyllës kurrizore
  • Tumoret e palcës kurrizore
  • Tumoret e indeve të buta (mushkërive, veshkave, mëlçisë, pankreasit)
  •  Neuromat akustike
  •  Meningiomat dhe tumoret e bazës së kraniumit
  •  Tumoret e hipofizës
  •  Tumoret e përsëritura dhe tumoret e mbetur
  •  Keqformimet arteriovenoze (AVM)
  •  Çrregullimet funksionale si Neuralgjia Trigeminale etj

Cilat janë avantazhet e Cyberknife?

  • Trajtimi pa dhimbje

Nuk ka asnjë dhimbje lidhur me trajtimin me rrezatim të dhënë nga sistemi radiokirurgjikal CyberKnife.

  • Eliminimi i përdorimit të helmetës metalike gjatë trajtimit

Aftësia e CyberKnife për tu korrigjuar në rast lëvizjeje të pacientit gjatë trajtimit eliminon dhimbjen dhe bezdisjen lidhur me helmetën metalike të përdorur në teknikat e tjera stereotaktike.

  • Aftësia e trajtimit të gjithë trupit

Dizajni unik i CyberKnife bën të mundur trajtimin e tumoreve ose lezioneve në të gjithë trupin, një qasje krejtësisht të re për mënyrat e trajtimin radiokirurgjik. Rrezatimi mund të përdoret në inde të buta si mëlçia, veshka, mushkëria dhe organe të tjera por dhe në tru apo shtyllë kurrizore.

  • Trajtimi ambulator

Trajtimi CyberKnife redukton në masë të madhe rrezikun e komplikacioneve dhe kohën e ripërtëritjes krahasuar me kirurgjinë tradicionale. CyberKnife gjithashtu mund të kryejë radiokirurgji të “organizuar” ku doza totale e rrezatimit ndahet në 2-5 doza të vogla për disa ditë. Kjo është veçanërisht e dobishme për trajtimin e tumoreve të mëdha ose tumoret pranë zonave të ndjeshme duke kryer një rrezatim onkologjik të sigurtë për indet e shëndosha përreth. Pas trajtimit shumica e pacientëve mund të kthehen në shtëpi dhe të rifillojnë aktivitetet e tyre normale.

Teknikat e përdorura në aplikimin e rrezatimit në onkologji:

SRT/SRS:

Radiokirurgjia Stereotaktike (SRS) e cila njihet si trajtimi i një objektivi specifik me anë të koordinatave, nënkupton shkatërrimin të komplet tumorit në një seancë të vetme me anë të dozave të larta të rrezatimit në bazë të përcaktimit të koordinatave 3-D të objektivit. Kur kjo terapi aplikohet në më shumë se një seancë (në përgjithësi në 3-5 seanca) ajo quhet Radioterapi Stereotaktike (SRT).