Brachytherapy

//Brachytherapy
Brachytherapy 2015-05-12T13:57:33+00:00

Brachytherapy është një metodë që përdoret për të rritur kontrollin lokal të çrregullimit duke rritur dozën e rrezatimit që aplikohet në tumor para dhe pas radioterapisë së jashtme. Megjithatë, ajo mund të përdoret e vetme për qëllime kurative në pacientë situata e të cilëve është e përshtatshme për një trajtim të tillë.

Në brachytherapy burimet radioaktive vendosen në brendësi të tumorit dhe indeve që synon procedura me një metodë unike duke kufizuar dozën rreth burimeve.

Teknikat e përdorura në aplikimin e rrezatimit onkologjik

  • IGRT: Terapia e Rrezatimit e Orientuar nga Imazheria
  • IMRT: Terapia e Rrezatimit me Intensitet të Moduluar
  • Radioterapia Konformale: Radioterapia Konformale 3D
  • SRT / SRS: Radioterapia Stereotaktike / Radiokirurgjia Stereotaktike

Fushat e aplikimit të radioterapisë

Radioterapia mund të ndahet në dy grupe kryesore varësisht nga gjendja e sëmundjes:

  1. Radioterapia kurative:

Në bazë të informacionit në dispozicion rreth sëmundjes, kjo terapi aplikohet në rastet kur sëmundja mund të trajtohet plotësisht. Ajo mund të aplikohet ose vetëm me kirurgji ose vetëm me kimioterapi.

  1. Radioterapia paliative:

Aplikohet në rastet kur është e pamundur për të shkatërruar krejtësisht sëmundjen. Qëllimi i saj është të parandalojë dhe lehtësojë vuajtjet si dhe të përmirësojë cilësinë e jetës për njerëzit që vuajnë nga sëmundje serioze dhe të ndërlikuara. Për shembull, pacientët që vuajnë nga dhimbja kockore me anë të radioterapisë mund tu reduktohen dhimbjet. Me anë të radioterapisë së aplikuar në tumoret hemoragjikë mund të merret nën kontroll hemorragjia. Doza e rrezatimit e dhënë në këtë lloj radioterapie është më e ulët sesa doza e dhënë në radioterapinë kurative. Kohëzgjatja e trajtimit është më e shkurtër.