Teknologjia mjekësore sjell shpresë tek miliona pacientë me dëgjim të dëmtuar

//Teknologjia mjekësore sjell shpresë tek miliona pacientë me dëgjim të dëmtuar

Në Turqi vlerësohet të këtë gati 3 milion njerëz me aftësi të kufizuara të dëgjimit. Disa janë të dëmtuar që prej lindjes dhe disa zhvillojnë simptoma më vonë, gjë që i bën ata të bien në një ‘heshtje të madhe’. Sidoqoftë, përparimet në teknologjinë mjekësore mund t’i japin fund kësaj heshtjeje dhe të ri prezantojnë tingujt tek disa njerëz. Një nga këto përparime është implanti koklear. Specialisti i ORL-së pranë Spitalit Acıbadem Bakırköy, Dr Engin Çakmakçı shpjegoi se kjo metodë aplikohet tek njerëzit tek të cilët koklea që ndodhet në veshin e brendshëm është dëmtuar, por nervi i dëgjimit është akoma funksional. Ai tha se njerëzit në këtë situatë janë në gjendje të dëgjojnë përsëri, gjë që i bën ata më të lumtur në arsimimin dhe në jetën e tyre shoqërore.

Si do të ndiheni sikur papritur të mos i dëgjonit të gjitha? Një lumë i zhurmshëm është para jush dhe nga skena nuk vjen absolutisht asnjë zë; ose nga njerëzit që qëndrojnë të gjithë rreth jush duke hapur dhe mbyllur gojën me komente në lidhje me pamjen e mahnitshme nuk dëgjohet fare zë! Të pa mësuar me paralajmërimet e alarmeve të sigurisë dhe borive, për të mos përmendur se etiketohen si ‘invalidë’ në punë dhe në jetën shoqërore, në Turqi gjenden në këtë situatë miliona njerëz me dëmtim të dëgjimit. Por tani ka përparime që sjellin një zë në këtë heshtje: një nga këto është implanti koklear. Më në fund, njerëzit që tejkalojnë problemet e tyre të dëgjimit me anë të një implanti koklear, mund edhe të flasin në telefon pa vështirësi. Specialisti i ORL-së pranë Spitalit Acıbadem Bakırköy, Dr. Mustafa Engin Çakmakçı, na informoi rreth kësaj metode, e cila u mundëson njerëzve të dëgjojnë përsëri.

Si rikthehet dëgjimi?

Si funksionon sistemi? Kjo metodë zbatohet për njerëzit tek të cilët koklea në veshin e brendshëm është e dëmtuar, por nervi i dëgjimit është akoma funksional. Koklea në veshin e brendshëm anashkalohet dhe nervi stimulohet me elektroda të vendosura brenda kokleas. Ekzistojnë dy pjesë kryesore të implantit koklear: E para është pjesa e brendshme e cila është implanti që vendoset me anë të një operacioni; tjetra është pjesa e jashtme që shërben si një lloj kompjuteri, që kap tingullin dhe e transmeton atë në pjesën e implantuar brenda, duke shndërruar tinguj në sinjale elektrike. Kur këto dy pjesë funksionojnë në përputhje me njëra tjetrën, tingujt nga jashtë transmetohen në tru për të mundësuar dëgjimin.

Kujdes nga sëmundjet e fëmijërisë!

Në mënyrë që implanti koklear të mund të implementohet, duhet të ruhet dhoma brenda kokleas në të cilën do të vendosen elektrodat. Disa sëmundje të fëmijërisë mund të çojnë në humbje të dëgjimit, gjë për të cilën familjet duhet të jenë të vetëdijshme thekson Dr Çakmakçı. Ai shton edhe informacionin e mëposhtëm:

“Ndonjëherë kur kemi humbje të dëgjimit për shkak të meningjitit, fëmijët mund të humbasin dëgjimin në të dy veshët. Nëse në këtë situatë tek fëmijët nuk instalohet një implant koklear që në periudhën e hershme, pjesa e brendshme e kokleas kockëzohet dhe nuk mbetet më asnjë kanal për të vendosur implantin. Po ashtu nëse një foshnjë me humbje të dëgjimit në periudhën prelinguale (përpara se të flasë) nuk vendos një implant në 5 vitet e para të jetës, trajtimi bëhet shumë i vështirë. Gjithashtu, fëmijët dëgjimi i të cilëve nuk zhvillohet, nuk e zhvillojnë aftësinë e të folurit. Tek një fëmijë me aftësi plotësisht të pazhvilluara të të folurit nuk është e mundur që të zhvillohet aftësia e të folurit pas pesë vitesh. Ekziston gjithashtu humbja e dëgjimit ‘Post lingual’. Në këtë rast fëmija fillon jetën me dëgjim të paprekur, mëson të flasë, por pasi mëson të flasë humbet dëgjimin për shkak të një numri faktorësh të ndryshëm si meningjiti, sëmundjet inflamatore, përdorimi i gabuar i antibiotikëve ose traumat në kokë. Kur humbja e dëgjimit zhvillohet në të dyja anët, tek këta pacientë është e mundur vendosja e implantit.”

Pacientët, të cilët zhvillojnë humbje të dëgjimit për shkak të sëmundjeve të ndryshme përveç sëmundjeve të fëmijërisë, – si për shembull tumoret, ku dëmtimet janë në pikën ku nervi i dëgjimit del nga truri – nuk janë të përshtatshëm për implante. Kjo për shkak se edhe nëse elektrodat vendosen te pacienti ato nuk do të funksionojnë, pasi nuk është e mundur të stimulohet nervi i dëgjimit. Dr. Çakmakçı tha se për këta pacientë zbatohen trajtime të tjera.

Nga një frekuencë e vetme në 24 frekuenca…

Në Turqi vlerësohet të këtë gati 3 milion njerëz me dëmtim të dëgjimit. Disa kanë pasur humbje të dëgjimit që nga lindja dhe disa e humbasin këtë aftësi për shkak të një sëmundjeje inflamatore ose të ndonjë traume që ju ka ndodhur. Sidoqoftë, teknologjia që po përparon me hapa të shpejtë dhe përvoja e specialistëve ndonjëherë mund ta korrigjojë këtë paaftësi. Në fakt mund të jetë e mundur që një person me dëgjim të dëmtuar të flasë dhe të dëgjojë telefonin pa qenë në gjendje ta shohë personin në anën tjetër. Pajisja që tani po i jep ‘zë’ jetës së njerëzve me dëmtim të dëgjimit quhet implanti koklear. Në të vërtetë është një metodë që është duke u praktikuar prej disa kohësh. Ajo u bë e njohur në Turqi në mesin e viteve 1990. Tani shumë pacientë janë në gjendje të njihen me tingujt dhe mund të kapërcejnë lehtësisht problemet e tyre të dëgjimit. Ndërsa shumë pacientë tejkalojnë humbjen e dëgjimit me anë të implantit koklear, përparimet e reja të kësaj metode gjithashtu u mundësojnë njerëzve të dëgjojnë më mirë. Për shembull, në vitet 1990 kishte vetëm një frekuencë të vetme që stimulonte veshin e brendshëm, por tani numri i frekuencave ka arritur në 24.

Tinguj në telefon dëgjohen lehtësisht

Falë përparimeve në teknologjinë e implantit koklear njerëzit janë në gjendje të dëgjojnë palën tjetër gjatë komunikimit me telefon. Pra, sa shpejt është e mundur të flasim në telefon pasi të kemi kryer këtë operacion? Në muajin e parë pas operacionit bëhen provat e para për të dëgjuar tingullin dhe bashkëngjitet pjesa e jashtme. Pas muajit të parë, procesi varet nga shkalla e humbjes së dëgjimit të pacientit. Doktor Çakmakçı thotë se pacientët të cilët më parë mund të flisnin dhe të dëgjonin zakonisht bëhen të aftë të flasin në telefon brenda 6 muajve. Por, nëse ata nuk i kanë pasur kurrë këto aftësi, procesi kërkon pak më shumë durim, sepse mund të zgjasë më tepër.

Një staf me përvojë dhe bashkëpunimi i pacientit rrit suksesin

Dr. Çakmakçı, i cili theksoi se të kesh një staf me përvojë është jetike për trajtimin, tha: “Përvoja është jetike që një audiolog të bëjë një diagnozë të saktë, që kirurgu të jetë i suksesshëm në operacionin që zgjat rreth 1.5 orë dhe më pas audiologu të aplikojë terapinë dhe trajnimin për të folurit. Gjithashtu trajnimi audio-vizual duhet të jetë i vazhdueshëm, prandaj bashkëpunimi dhe përshtatja e familjes vjen në radhë të parë. Përndryshe, ka shumë pacientë me implant koklear që kanë dalë nga spitali, por tek të cilët nuk janë arritur rezultatet e dëshiruara.”

Pacientët të cilët normalisht nuk do të mund të përfitonin nga një aparat dëgjimi dhe do të vazhdonin jetën e tyre si persona me aftësi të kufizuara, me ndihmën e këtij sistemi mund të kenë një jetë normale. Duke theksuar se madje edhe bisedat telefonike janë të mundshme me vendosjen e implantit koklear, Dr. Çakmakçı thotë: “Madje ata mund të flasin edhe në telefon dhe të shkojnë në një shkollë normale. Ndërkohë që ata ishin të destinuar të ishin invalidë tërë jetën e tyre, komuniteti rifiton këta pacientë si qytetarët që mund të mbarojnë studimet, të mësojnë gjuhë të huaja, të luajnë në instrumente dhe të vazhdojnë një jetë normale.”

2019-11-19T14:04:01+00:00 News|