Qendra për Pacientët Ndërkombëtarë

//Qendra për Pacientët Ndërkombëtarë
Qendra për Pacientët Ndërkombëtarë 2017-10-03T10:08:35+00:00

international-patient-center

Qendra e Shërbimeve për Pacientët Ndërkombëtarë në Grupin Spitalor Acıbadem ofron një gamë të gjerë shërbimesh për pacientët internacionalë. Stafi ynë është përkushtuar në sigurimin e shërbimeve të ndryshme si konsultime, shërbime diagnostifikuese, faturim dhe sigurime shëndetësore, organizimin e udhëtimit, akomodimit si dhe përkthim në shumë gjuhë.

Qendra e Shërbimeve për Pacientët Ndërkombëtarë e projektuar si qendër shërbimi me “një ndalesë” ofron shërbime shëndetësore nga dita që ju bëni kërkesën deri ditën e kthimit tuaj në shtëpi. Ajo është pika e parë e kontaktit për sigurimin e informacionit shëndetësor, orientimin dhe regjistrimin e pacientëve.

Ekipi për Shërbimet e Pacientëve Ndërkombëtarë dita ditës po rritet duke marrë vazhdimisht në gjirin e tij mjekë dhe specialistë të shërbimeve për pacientin. Ky ekip me profesionistë të përkushtuar organizon “Udhëtime Shëndetësore” në bazë të kërkesave dhe pritshmërisë së pacientëve ndërkombëtarë.
Qendra e Pacientëve Ndërkombëtarë mund të ju ndihmojë juve me këto shërbime përpara, gjatë dhe pas qëndrimit tuaj:

  • Përcaktimin e vizitës mjekësore
  • Asistencë në kompanitë e sigurimeve ndërkombëtare
  • Rezervimin e hotelit
  • Organizimin e transportit prej aeroportit
  • Asistencë në procedurat e vizës
  • Përllogaritjen e kostos së shërbimit
  • Asistencë në pranim në spital dhe komunikimin me mjekët
  • Sigurojmë që ju të kuptoni qartë instruksionet e mjekut
  • Sigurimi dhe dërgimi i kopjeve të analizave dhe raporteve pas konsultave mjekësore
  • Asistencë në procedurat e pagesave dhe daljes nga spitali
  • Përkthim të komunikimit dhe ndihmë përkujdesore pas daljes nga spitali

Konsultat mjekësore

Nëse jeni të interesuar të bëni një konsultë mjekësore ne ju sugjerojmë të dërgoni me e-mail, faks ose postë historinë tuaj të plotë mjekësore së bashku me grafitë apo analizat laboratorike. Pasi mjeku të shqyrtojë historinë tuaj mjekësore, ne do t’ju kontaktojmë në lidhje me trajtimin e rekomanduar dhe do t’u themi nëse është e këshillueshme të udhëtoni për në Turqi për tu trajtuar.

Pasi të kemi vendosur se trajtimi juaj në qendrën tonë është i përshtatshëm, ne do të planifikojmë të gjitha vizitat tuaja mjekësore duke përfshirë testet dhe procedurat diagnostikuese e laboratorike si dhe procedurat kirurgjikale nëse janë të nevojshme. Disponibiliteti për vizitat mjekësore varet nga natyra dhe urgjenca e situatës mjekësore.