Politikat e Cilësisë

//Politikat e Cilësisë
Politikat e Cilësisë 2017-10-03T10:08:35+00:00

Komisioni i Përbashkët Ndërkombëtar (JCI) për Akreditimin

jciGrupi Shëndetësor Acıbadem me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe forcimin e qasjes më të sigurtë ndaj pacientit është bazuar në standardet e akreditimit të Komisionit të Përbashkët Ndërkombëtar (JCI).

JCI është një organizatë ndërkombëtare akreditimi e pavarur e cila përcakton dhe mbikëqyr zbatimin e standardeve të cilësisë. Ky model vlerësimi është më i njohuri dhe më i pranuari në fushën ndërkombëtare. Krijimi i koncepteve si përmirësimi i cilësisë dhe siguria e pacientit ka për qëllim rritjen e efikasitetit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe ofron mjete për një vlerësim objektiv. Më shumë se 600 institucione mjekësore në 51 vende të ndryshme në botë janë të akredituara nga JCI. Grupi Shëndetësor Acıbadem është në përputhje me standardet e akreditimit JCI. Që nga viti 2005, shumë spitale kanë përfunduar me sukses proceset e kontrollit të akreditimit dhe ri-akreditimit. Sot brenda Grupit, Spitali Acıbadem Maslak, Acıbadem Fulya dhe Acıbadem Adana vazhdojnë akreditimin JCI.

Standardet JCI përmbajnë një titull të veçantë ku vihet në qendër pacienti. Këtu trajtohen siguria e pacientit, aksesi dhe vazhdimësia e kujdesit, të drejtat e pacientit dhe të familjarëve të tij, kujdesi dhe vlerësimi i pacientit, kujdesi anestezik dhe kirurgjikal, përdorimi i ilaçeve dhe trajnimi i pacientit dhe familjarëve të tij. Organizata duke u bazuar në standardet themeltare bën vlerësimin e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit, menaxhimit, udhëheqjes, sigurinë e ambienteve, trajnimin e punonjësve dhe çështjet e menaxhimit të informacionit.

Laboratorët Mjekësorë TS EN ISO 15189

Të gjitha njësitë e laboratorëve Acibadem akreditohen sipas standardeve TSE EN ISO 15189, ku që nga viti 2005 kryhet nga Deutche Akkreditierungsstelle Chemie (DACH), ndërsa nga viti 2010 kryhen nga Agjencia Turke e Akreditimit (TÜRKAK). TÜRKAK në sajë të një marrëveshje shumëpalëshe me Organizatën Ndërkombëtare të Akreditimit të Laboratorëve (ILAC) është një anëtar i ILAC, ku akreditimi i laboratorëve prej saj është i njohur në të gjithë botën.

Akreditimi Evropian i Mjekësisë Bërthamore

Qendrat e mjekësisë bërthamore në Evropë akreditohen nga Departamenti i Specialistëve të Mjekësisë Bërthamore (European Board of Nuclear Medicine-EBNM), pjesë e Unionit të Mjekëve Specialistë Evropian (European Union of Medical Specialists-UEMS). Departamentet e Mjekësisë Bërthamore në Spitalin Acibadem Kadikoy, Spitalin Acibadem Bakırkoy, Spitalin Acibadem Kozyatağı, Spitalin Acibadem Bursa dhe Spitalin International Acibadem, përveç këtij akreditimi kanë gjithashtu Certifikatë për Sistem Drejtimi Cilësor ISO 9001: 2008.

Standardet e Cilësisë të Shërbimit Spitalor

Grupi Shëndetësor Acibadem përshtatet me Standardet e Cilësisë për Shërbimet Spitalore pa bërë dallime nëse është institucion shëndetësor publik, privat apo universitet, duke siguruar kështu përafrimin e standardit të shërbimeve për të përgatitur terrenin për shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet institucioneve me qëllim ngritjen e sistemit kombëtar për cilësinë.