Komisioni i Përbashkët Ndërkombëtar (JCI) për Akreditim

//Komisioni i Përbashkët Ndërkombëtar (JCI) për Akreditim
Komisioni i Përbashkët Ndërkombëtar (JCI) për Akreditim 2017-10-03T10:08:35+00:00

jci

JCI është një organizatë ndërkombëtare akreditimi e pavarur e cila përcakton dhe mbikëqyr zbatimin e standardeve të cilësisë. Ky model vlerësimi është më i njohuri dhe më i pranuari në fushën ndërkombëtare. Krijimi i koncepteve si përmirësimi i cilësisë dhe siguria e pacientit ka për qëllim rritjen e efikasitetit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe ofron mjete për një vlerësim objektiv. Ajo ka akredituar me shume se 800 institucione shendetesore ne 68 shtete. Standardet JCI përmbajnë një titull të veçantë ku vihet në qendër pacienti. Këtu trajtohen siguria e pacientit, aksesi dhe vazhdimësia e kujdesit, të drejtat e pacientit dhe të familjarëve të tij, kujdesi dhe vlerësimi i pacientit, kujdesi anestezik dhe kirurgjikal, përdorimi i ilaçeve dhe trajnimi i pacientit dhe familjarëve të tij. Organizata duke u bazuar në standardet themeltare bën vlerësimin e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit, menaxhimit, udhëheqjes, sigurinë e ambienteve, trajnimin e punonjësve dhe çështjet e menaxhimit të informacionit. Spitali ACIBADEM Adana, një ndër Spitalet e Grupit Shëndetësor ACIBADEM, është akredituar nga Komisioni Ndërkombëtar i Akreditimit (JCI)  në 25 Shtator të vitit 2010,  ndërsa Spitali ACIBADEM Maslak është akredituar në 2 Tetor të vitit 2010.