Rreth Acıbadem

/Rreth Acıbadem
Rreth Acıbadem 2018-02-01T13:07:22+00:00

acibadem-maslak-hospital

Një EKOSISTEM shembull në Botë për shërbimet shëndetësore….

ACIBADEM Healthcare Group, ka pësuar zhvillime te shpejta që nga viti 1991 dhe u bë një nga institucionet kryesore në Turqi në kuadër të fushës së shërbimeve shëndetësore private, ACIBADEM  shkon përpara në platformë globale ne partneritet me IHH Healthcare Berhad, një nga grupet më të mëdha në Lindjen e Largët që në vitin 2012. Grupi i kujdesit shëndetësor ACIBADEM përbëhet nga 22 spitale dhe 20 qëndra shëndetësore . ACIBADEM renditet si grupi i dytë  më  i madh në botë  nen kujdesin e marrveshjes se partneritetit IHH healthcare Berhad.

Globalisht Konkurues në shërbimet e integruara të  kujdesit shëndetësor

Përveç spitaleve dhe qendrave mjekësore, grupi i kujdesit shëndetësor ACIBADEM ofron një model të integruar dhe të veçantë të sistemit të kujdesit shëndetësor  i cili është një shembull në mbarë botën, dhe është i perfshire ne 22 spitale, njëra prej të cilave është e vendosur në Shkup  Maqedoni dhe 19 qendra shëndetësore, si dhe institucione të ndryshme mbështetëse të kujdesit shëndetësor.

Brenda kuadrit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, ACIBADEM LABMED ofron një gamë të gjerë shërbimesh duke përfshirë gjenetikën, patologji dhe banken  e gjakut. Grupi i kujdesit shëndetësor ACIBADEM ofron shërbime plotësuese në çdo fushë që lidhet me kujdesin shëndetësor ,ne te njejten menyre i kushton rëndesi të vecantë edhe pacienteve  në kompanite ndihmese  duke përfshirë Menaxhimin e Projekteve Acibadem, e cila projekton dhe ndërton spitale; ACIBADEM Health Mobile e cila ofron shërbime shëndetësore të lëvizshme, Aplus e cila trajton higjienen dhe kërkesat hotelerike të spitaleve. Transferon përvojën e fituar nga grupi i industrisë së shëndetit ACIBADEM tek gjeneratat e ardhshme te cilat do të ofrojnë shërbime të kujdesit shëndetësor në departamentet e shkollës mjekësore, infermieri dhe menaxhim shëndetësor.

Ofron  Shërbime si Qender Ekselence

Të gjitha spitalet brenda grupit që përmbushin standardet globale dallohen si Qendra të Ekselencës. 7 Qendra të Trajtimit Kancerit (Onkologji Kirurgjikale, Rradioterapi, Kimioterapi), 12 Qendra të kujdesit Kardiak për femije dhe të rritur (Kardiologji dhe Kardio-kirurgji), 9 Qendra të fertilizimit in vitro (IVF), 7 Qendra të Transplantit të Organeve (Mëlçisë, Veshkave, Palca e Kockave), 4 Qendra të Kirurgjisë Spinale, 1 Qendër e Mjeksisë Sportive e akredituar nga FIFA, 8 Qendra të Mjekësisë Nukleare dhe 5 Qendrat e Kirurgjisë Robotike.  Janë të gjitha qendra të akredituara nga Komisioni Ndërkombëtare (JCI) dhe të kualifikuara për shkak të pajisjeve të avancuara teknologjike dhe staf mjekesh ekspertë dhe me përvojë në fushat e tyre.

Cilesia Ndërkombëtare në Shërbimin Shëndetësor

Cilësia e shërbimeve të ofruara nga Grupi Shëndetësor ACIBADEM është mbështetur edhe nga institucionet e pavarura. Komisioni – Joint Commission Institution (JCI) është institucion i pavarur i akreditimi ndërkombëtar që përcakton dhe monitoron standardet e cilësisë në lidhje me shërbimet shëndetësore. ACIBADEM Healthcare Group ka miratuar standardet  e akreditimit te JCI për të përforcuar e cilësine dhe qasjet e sigurisë se pacientit.

Duke filluar nga Universiteti në Sponsorizime Sportive

Themeluar në vitin 2007, mbështet objektivin e krijimit te burimeve shkencore në fushën e mjekësisë, si dhe ka si qëllim të transferoje njohuritë e akumuluara në këtë fushë te brezat e ardhshëm.

Nëpërmjet kuptimint të përgjegjësisë sociale, Grupi i Kujdesit Shëndetesor ACIBADEM  mbështet  sportin Turk dhe atë ndëkombetar si një sponsor shëndetësor i futbollit, basketboll, volejbollit, federatave te ekipeve kombëtare, disa nga ekipet ndërkombëtare dhe sportistët individuale në vendin tonë.

acibadem-services