//ACIBADEM – POLITIKAT E KONFIDENCIALITETIT

Shërbimet Shëndetësore dhe Tregtare Acıbadem sh.a. dhe partnerët e afërt (prej këtu e më tej “ACIBADEM”) kanë miratuar disa rregulla të konfidencialitetit për sigurinë e informacionit dhe të dhënave tuaja personale, me qëllim që të mbrojë privatësinë tuaj dhe të maksimizojë përfitimin nga infrastruktura teknologjike e përdorur. Këto rregulla të konfidencialitetit  përcaktohen dhe deklarohen me qëllim që të lejohet mbledhja e të dhënave personale dhe / ose përdorimi i tyre në faqen e internetit të ACIBADEM-it dhe të gjitha nën-faqet e saj në internet.

Kur vizitoni dhe/ose përdorni dhe/ose regjistroheni në faqen e internetit të ACIBADEM-it, nënkuptohet që ju si përdorues pajtoheni me të gjitha këto kushte dhe rregulla. Në bazë të reagimeve të mbledhura nga përdoruesit me anë të njërës prej adresave të kontaktit të specifikuara në faqen e internetit, Acıbadem-i mund të korrigjojë dhe përditësojë në çdo kohë “Deklaratën e Konfidencialitetit”, pa qenë nevoja për njoftime paraprake. ACIBADEM-i mund të përditësojë “Politikat e Konfidencialitetit” në intervale të caktuara dhe Përdoruesi mund të informohet në lidhje me shtesat, ndryshimet dhe shfuqizimet duke vizituar këtë seksion në intervale të caktuara.

Numrat IP: ACIBADEM mund të regjistrojë adresat IP të përdoruesit dhe të dhëna të tilla mund të përdoren për të diagnostikuar problemet e sistemit dhe për të korrigjuar problemet e mundshme që mund të krijohen menjëherë në faqen e internetit të ACIBADEM-it. Këto adresa IP mund të përdoren nga ACIBADEM -i për të identifikuar të gjithë përdoruesit dhe vizitorët dhe për të mbledhur të dhëna demografike në një mënyrë gjithëpërfshirëse. ACIBADEM-i rezervon të drejtën për të ruajtur të dhënat e trafikut në faqen e internetit, siç përcaktohet në Ligjin Nr. 5651.

Të dhënat anonime: Informacioni që kërkohet nga Acıbadem-i dhe i paraqitur nga përdoruesi ose informacioni që ka të bëjë me proceset e kryera në faqen e internetit / Aplikacioni celular do të përdoren në mënyrë anonime nga Acıbadem-i dhe palët e treta me të cilat bashkëpunon ai (pa zbuluar hollësitë e identitetit të përdoruesit) për analizimin e statistikave të ndryshme, krijimin e bazës së të dhënave, ofrimin e paketave/ofertave të personalizuara dhe realizimin e sondazheve të marketingut.

Lidhje me faqet e tjera: ACIBADEM-i mund të përfshijë adresa lidhëse me faqet e tjera në faqen e tij të internetit. ACIBADEM-i mund të publikojë reklama dhe/ose formularë aplikimi për shërbime të ndryshme të dhe nga palë të treta, me të cilat ka lidhur kontratë, dhe t’i drejtojë përdoruesit në faqet e reklamuesve ose palëve të treta, me të cilat ka lidhur kontratë, përmes këtyre formularëve dhe reklamave. ACIBADEM-i nuk mban asnjë përgjegjësi për procedurat dhe kushtet e privatësisë të faqeve të tjera që shfrytëzohen me anë të këtyre adresave lidhëse, ose për përmbajtjen e tyre.

Kushtet që lejojnë zbulimin e të dhënave të përdoruesit: Informacioni personal i Përdoruesit nënkupton emrin dhe mbiemrin, numrin e telefonit, adresën e postës elektronike dhe të gjitha informacionet përshkruese. ACIBADEM-i nuk do t’i zbulojë asnjë pale të tretë informacionin e plotë ose pjesë të tij as sa i përket të dhënave personale, as për sëmundjet dhe problemet shëndetësore që regjistrohen në mënyrë elektronike nga vizitorët ose përdoruesit në faqen e internetit www.ACIBADEM.com. ACIBADEM-i deklaron dhe merr përsipër që komunikimi/marketingu i autorizuar do të sigurohet për aktivitetet e komunikimit, siç përcaktohet nga ligjet përkatëse dhe veçanërisht Legjislacioni Shëndetësor; asnjë formë komunikimi nuk lejohet, nëse nuk miratohet nga përdoruesi dhe do të ofrohen mjete, të cilat do të lejojnë daljen e përdoruesit nga faqja me lehtësi dhe pa pagesë. ACIBADEM-i nuk do t’u zbulojë palëve të treta informacionin dhe të dhënat personale që regjistrohen në faqen e tij, nuk do t’i shesë ato dhe nuk do të lejojë kurrë përdorimin e tyre përveçse për qëllimet e lartpërmendura të mbledhjes së të dhënave.

Me përjashtim të rasteve të përcaktuara në këtë Deklaratë Konfidencialiteti, ACIBADEM-i nuk do t’ia zbulojë informacionet personale kompanive që nuk kanë bashkëpunim me ACIBADEM-in ose palëve të treta. ACIBADEM-i ka të drejtë të shpërfillë dispozitat e kësaj Deklarate Konfidencialiteti dhe të zbulojë informacionin e përdoruesit për palët e treta në rrethanat vijuese. Këto rrethana janë si më poshtë:

  1. Kushtet që kërkojnë përmbushjen e detyrimeve bazuar në dispozita ligjore të miratuara nga zyrat e autorizuara juridike, siç janë ligjet, rregulloret, etj.;
  2. Kushtet që detyrojnë shkëmbimin e informacionit me Ministrinë në përputhje me praktikat e përgjithshme rregulluese të Ministrisë së Shëndetësisë,
  3. Kushtet që kërkojnë respektimin e dispozitave të kontratës së lidhur mes ACIBADEM-it dhe Përdoruesit dhe çështjet lidhur me ekzekutimin e saj,
  4. Nëse informacioni lidhur me përdoruesit kërkohet për qëllime kërkimore ose hetimore nga zyra administrative dhe/ose juridike të autorizuara.
  5. Nëse është e nevojshme që informacioni të shkëmbehet për të mbrojtur të drejtat ose sigurinë e përdoruesve.

Skedarët e komunikimit teknik (Cookies): ACIBADEM-i mund të mbledhë informacione të përdorues-it/-ve lidhur me përdorimin nga ana e tyre të faqes në internet të ACIBADEM-it duke përdorur një skedar komunikimi teknik, të quajtur Cookie. Këta skedarë komunikimi përbëhen nga skeda teksti shumë të vogla, që dërgohen nga një faqe interneti në shfletuesin (browserin) e përdoruesit, në mënyrë që të ruhen në depon kryesore. Një skedar komunikimi teknik lehtëson përdorimin e faqes së internetit me anë të kompjuterit të përdoruesit duke ruajtur të dhënat e faqes dhe cilësimet e zgjedhura prej tij në kompjuterin e përdoruesit. Skedari i komunikimit teknik është krijuar dhe përdoret për të mbledhur të dhëna statistikore, të tilla si informacione për numrin e njerëzve që përdorin faqen në internet në raport me kohën, qëllimin e vizitës së përdoruesit në faqen në internet, shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen e vizitave të tij në faqen në internet, si dhe për të prodhuar reklama dhe përmbajtje me larmi dinamike për përdoruesin nga faqet e dizajnuara posaçërisht për të. Skedari i komunikimit teknik nuk është krijuar për të mbledhur të dhëna të tjera personale nga depoja/kujtesa kryesore e kompjuterit të përdoruesit. Shumica e shfletuesve janë të programuar që ta pranojnë këtë skedar komunikimi teknik në fazën e instalimit, por përdoruesit gjithmonë mund të ndryshojnë cilësimet e shfletuesve, në mënyrë që një skedar komunikimi teknik të mos instalohet në kompjuter ose të shfaqet një paralajmërim nëse dërgohet një skedar i tillë.

Të dhënat e mbledhura për sondazh, konkurse dhe formate të ngjashme: Informacioni që u kërkohet përdoruesve të faqes që përfshihen në një studim periodik ose jo-periodik nga ACIBADEM-i, mund të përdoret gjithashtu që t’i mundësojë ACIBADEM-it dhe personave apo organizatave të tjera që bashkëpunojnë me të, marketing të drejtpërdrejtë te përdoruesit, analiza statistikore ose krijimin e bazave të të dhënave.

Leja për Komunikimin Elektronik: Vizitorët në faqe duhet t’i japin ACIBADEM-it të dhëna të caktuara personale (për shembull, emrin dhe mbiemrin, numrin e telefonit, adresën e postës elektronike, etj.) me anë të formularëve të caktuar, në mënyrë që të pajisen me titullin e anëtarit duke u abonuar në faqen e ACIBADEM-it dhe të përdorin shërbime dhe përmbajtje të ndryshme pa qenë anëtar. Informacioni i kërkuar nga ACIBADEM-i në fazën e regjistrimit mund të ruhet dhe arkivohet në sistem. Këto detaje personale mund të përdoren gjithashtu për të komunikuar me përdoruesit, nëse është e nevojshme. Duke pranuar Rregullat e Konfidencialitetit dhe Lejen për Komunikim, ju lejoni që ne të bëjmë mbledhjen, regjistrimin, ruajtjen, përpunimin dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale, që ju pranoni të na i besoni ne, me qëllim që t’ju ofrojmë përparësi të ndryshme, t’ju mundësojmë çdo komunikim fizik dhe elektronik, për reklama, shitje, marketing dhe sondazhe që janë specifike për ju dhe t’ju dërgojmë mesazhe të tjera komunikimi. Në përputhje me këtë rregull, Përdoruesit pranojnë të gjitha llojet e mjeteve (thirrje telefonike, SMS, letra postare etj) për të komunikuar me ta. Informacioni i kërkuar nga ACIBADEM-i dhe i dhënë nga përdoruesi ose informacioni që rrjedh nga veprimet në Faqe lejohet të përdoret nga ACIBADEM-i, personat dhe organizatat e tjera me të cilat bashkëpunon ai vetëm për analiza të ndryshme statistikore; lejohet komunikimi i autorizuar dhe marketingu me anë të e-maileve të dërguara në intervale të caktuara; lejohet përdorimi i informacionit për të krijuar një bazë të dhënash dhe për t’u përdorur në kushte të caktuara, siç janë sondazhet e tregut. Nëse dëshironi të anuloni marrjen e Buletinit Elektronik, mund ta ndërprisni abonimin tuaj në Buletinin Elektronik shumë thjesht, duke klikuar në adresën lidhëse “Ju lutemi klikoni për t’u çregjistruar nga Lista e Buletinit” që gjendet në fund të buletineve që ju dërgojmë.

Informacione të përgjithshme në lidhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale: Ligji për “Mbrojtjen e të dhënave personale” Nr. 6698 (prej këtu e në vijim LMDHP) u miratua në 24 Mars 2016 dhe u botua në Fletoren Zyrtare Nr. 29677, datë 7 Prill 2016. Ne, si Kontrollues të të Dhënave, në përputhje me LMDHP nr. 6698, mund të regjistrojmë, klasifikojmë, përpunojmë, ruajmë, përditësojmë dhe t’u zbulojmë palëve të treta – kur ligji na e imponon ose lejon – të dhënat tuaja personale që na i keni dhënë vetë ju – klientët tanë të çmuar.

Me këtë deklaratë, ACIBADEM-i garanton se pranon të ruajë dhe të mbajë të fshehtë çdo informacion personal të dhënë në mirëbesim nga përdoruesi, pranon detyrimin për të ruajtur fshehtësinë e të dhënave personale, dhe se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar publikimin ose përdorimin e paautorizuar ose zbulimin e informacionit, pjesërisht ose në tërësi, ndaj palëve të treta dhe garanton që do të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për këtë.

ACIBADEM mund të modifikojë dhe ndryshojë dispozitat e kësaj Deklarate Konfidencialiteti sa herë që të gjykohet e nevojshme, me kusht që ndryshimet dhe shtesat për çdo rast të publikohen në faqen e internetit të ACIBADEM-it. Dispozitat e Deklaratës së Konfidencialitetit të ndryshuar nga ACIBADEM-i do të hyjnë menjëherë në fuqi pasi të jenë publikuar në faqen përkatëse.

2019-09-26T09:23:24+00:00 Stories-Pacienti|