PER STAFIN E SPITALIT ACIBADEM

/, Stories-Pacienti/PER STAFIN E SPITALIT ACIBADEM

Të rënda ishin ato ditë në fillim kur sollëm Luisën në Spitalin ACIBADEM.

Mirëpo falë jush dhe punës tuaj i kaluam ato ditë dhe Luisa po fillon prap jetën normale.

Faleminderit për punën dhe kujdesin që treguat për Luisën gjatë 8 javëve.

Faleminderit për rrespektin dhe sjelljet e mira që treguat me ne. Kur Luisa të rritet dhe të kuptojë jetën do i tregojmë që ka kaluar një sfidë të rëndë në duart e mjekve të mrekullueshëm të Spitalit  ACIBADEM.

Faleminderit Edis që ishe me ne në këto ditë. Ndonjëherë ishim të tepërt me pyetjet por ti tregove durim dhe respekt për ne. Shpresoj të vimë ndonjëherë për vizitë bashkë me Luisën.

Jemi mirnjohës për punën që bëni.

Luisa ju falenderon shumë për dhuratat dhe dashurinë që ja dhuruat, do ti ruajë si kujtim.

2019-07-31T13:49:28+00:00 News, Stories-Pacienti|