Hyrje 2017-10-03T10:08:35+00:00

Acıbadem është ofruesi më i vlerësuar i shërbimeve shëndetësore private në Turqi që prej vitit 1991. Spitalet Acıbadem ofrojnë shërbime diagnostifikuese dhe trajtuese gjithëpërfshirëse duke punësuar profesionistë të kujdesit shëndetësor të një niveli të lartë, teknologjinë mjekësore të fjalës së fundit, infrastrukturë moderne dhe standarde shëndetësore të akredituara nga JCI. Ne shërbejmë me 22 spitale të përgjithshme dhe 19 qendra shëndetësore, me një ekip prej 3.500 mjekësh dhe një staf prej 17.000 personash në të gjitha shërbimet mjekësore.

PET/CT PËR NJË DİAGNOSTİKIM TË SHPEJTË E TË SAKTË

Pajisja PET/CT përdoret për të diagnostifikuar tumoret në stadet e tyre të hershme, trajtimin e tyre si dhe për të përcaktuar nëse këto tumore janë malinje apo beninje. Kjo pajisje përdoret gjithashtu edhe për diagnostifikimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve nervore dhe kardiake.

SHËRBIMET PËR PACIENTËT NDËRKOMBËTARË

Qendra për Pacientët Ndërkombëtarë Acıbadem ofron shërbime shëndetësore për pacientët internacionalë që nga momenti i arritjes në vendin tonë duke asistuar në rezervimin e hotelit si dhe sigurimin falas të përkthyesëve dhe transportit aeroport – hotel – spital.

METODAT RADIOLOGJIKE PËR DIAGNOSTIFIKIMIN E KANCERIT

Diagnoza e saktë radiologjike është një pjesë thelbësore e planifikimit të trajtimit. Teknikat moderne, aparaturat e përparuara si dhe një staf radiologësh me përvojë kanë një rëndësi tejet të madhe për diagnostifikimin radiologjik.

Tiranë

Adresa:
Rr. Abdi Toptani “Torre Drin Center”
Tel:
+355 44 50 54 24
Mob:
+ 355 69 22 66 525
E-mail: flora.manuka@acibadem.com.tr

Prishtinë

Adresa:
Bregu i Diellit, Rruga Hyzri Talla pn
Prishtinë, KOSOVË
Tel:
00381 38 554 004
00386 49 563 400
E-mail:
xhenete.hoti@acibadem.com.tr